Home

Res Publica synon të mundësojë akseksin në drejtësi nëpërmjet dhënies së ndihmës juridike pa pagesë, në interesin publik, për grupe të ndryshme identitare, kategori dhe individë në nevojë, duke promovuar barazinë e të drejtave për të gjithë.

Në përputhje me objektivat e saj, Res Publica synon të ndërmarrë projekte me plane të detajuara veprimesh për dhënien e ndihmës juridike pa pagesë, në konsideratë të kushteve ekonomike, shoqërore dhe kulturore të subjekteve në nevojë dhe të kuadrit ekzistues të sistemit të drejtësisë shqiptare.

Res Publica i kushton rëndësi të veçantë mundësisë së shtrirjes së mbrojtjes juridike në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, një risì kjo në fushën e ndihmës juridike në interesin publik. Ndjekja e drejtësisë në të gjitha shkallët dhe institucionet gjyqësore që garantojnë të drejtat e njeriut, pritet të ndikojë në përmirësimin e standarteve proceduralë dhe në realizimin me sukses të çështjeve që qendra do të ndjekë.

Res Publica synon gjithashtu të sigurojë ndihmë juridike pa pagesë, kryesisht për grupet indentitare. Nëpërmjet pikasjes së rasteve që përfaqësojnë interesa jo vetëm individualë, Res Publica synon të ndërmarrë një sërë veprimesh ligjore për realizimin e asaj që në demokracitë e konsoliduara quhet Class Action. Ushtrimi i presionit të duhur ligjor (dhe jo vetëm) ndaj subjekteve përgjegjëse për shkeljet e të drejtave të njeriut, qofshin këto organe të pushtetit apo gjigandë ekonomikë, pritet të sjellë zgjidhje të problemeve që bartin pabarazi të theksuar ekonomike, shoqërore apo kulturore, ndërgjegjësim për të drejtat e njeriut, si dhe realizimin e tyre sipas standarteve demokratike që shoqëria shqiptare synon të përvetësojë.

Leave a comment