Home

Qendra “Res Publica” coi si aplikantë më dt 30. 04. 2013, 50 aplikantë në GJEDNJ, duke arsyetuar kërkesën e saj në nenin 8 të konventës europiane të të drejtave të njeriut(KEDNJ).

Në rastin konkret konflikti po merr përmasat e një lufte civile midis qiramarrësve në pronat shtetërore të shtetëzuara dhe ish pronarëve, duken qartazi dy probleme të mëdha sociale të cilat shteti nuk po di ti menaxhojë si duhet. Nga njëra anë nuk diti në kohë të mbronte qytetarët e vet ish pronarë të shpronësuar në shumicën e rasteve për shkak të ideologjisë së diktaturës, por dhe në këtë rast të justifikuara me kartën e Parisit ku përcaktohej se marrëdhëniet ekonomike me pushtuesit e luftës së dytë botërore nuk mereshin në konsideratë, si dhe nga ana tjetër nuk diti në përcaktojë në kushte ligjore pozicionin e qiramarrësve që në pjesën më të madhe janë në kontratë të rregullt, totalisht në mirëbesim me shtetin Shqiptar. Mos ballafaqimi me problemin e dytë social nëse do të marim për të mirëqëna deklaratat e ministrit Olldashi ka një ngjyrim politik, e kësisoj konsiderohet i paligjshëm në të njëjtën formë me shpronësimet e viteve 45 e në vazhdim.

Po cilat janë të drejtat e humbura, në mënyrë që të përfitohej e drejta e pronës, nga ish pronarët?

Për më shumë informacion po paraqesim me ndryshime të vogla pjesë nga mbrojtja në një rast konkret

Titulli ekzekutiv dhe veprimet e përmbaruesve kanë cënuar aspektin substancial dhe procedurial të nenin 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Është cënuar edhe aspekti substancial të nenit 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Ndërhyrjet janë bërë në mënyrë arbitrare. Situata ligjore në Shqipëri kishte qenë e tillë për shumë se 22 vjet e diktuar dhe nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ndërhyrja me kaq forcë nuk ka qënë e diktuar nga ndonjë nevojë sociale urgjente dhe në një shoqëri demokratike mos marrja parasysh e këtij kushti konsiderohet si shkelje KEDNJ. Në këtë analizë duhet parë nëse arsyet janë relevante dhe të mjaftueshme si dhe të bëhet një peshim i saktë i proporcionalitetit, por ka qenë e dukshme mungesa e proporcionalitetit në ndarjen e kostos financiare dhe sociale në trajtimin e problemit. Dëbimi e shndërron palën paditëse në persona të pastrehë, duke cënuar në një shkallë ekstreme të drejtat që burojnë nga neni 8 i Konventës, si dhe duke cenuar thelbin e të drejtave të tyre, gjë që ndalohet nga neni 17 i Kushtetutës. Shteti nuk ka marrë masat e arsyeshme, duke shfrytëzuar të gjitha burimet në dispozicion, që të sigurojë një strehimin alternativ adekuat, përpara se të vijojë me lirimin e banesave dhe zgjidhjen e kontratave ekzistuese të qirasë. Akti Normativ nuk ofron zgjidhje efektive të strehimit për kërkuesit. Paditësit haptazi nuk i përmbushnin kriteret për përfitimin e kredive të parashikuara në këtë AKT NORMATIV sepse nuk kishin as kolateral, as dorëzanës, as pagë, e as të ardhura të tjera të mjaftueshme, si dhe mosha e tij është shumë e pafavorshme për të përfituar kredi. BKT si banka e ngarkuar për dhënien e kësaj kredie ka kthyer përgjigje negative në të gjithë rastet e 50 aplikueseve, duke mos miratuar kredinë.

Edhe organet e pushtetit vendor nuk disponojnë fondet e duhura dhe banesa sociale sepse në Aktin Normativ nuk është përcaktuar as buxhet, as mënyrë alokimi, as modalitete të tjera sic kërkon neni 112 i Kushtetutës. Në rastin konkret paditësi është në kushtet të vështira ekonomike, nuk është i regjistruar pranë organeve tatimore për ushtrimin e ndonjë aktiviteti fitimprurës, dhe nuk ka pasuri të paluajtshme. Në këto kushte paditësit nuk janë në gjendje që të sigurojnë strehim.

Nuk është respektuar dhe aspekti procedural të nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Siç e ka theksuar GJEDNJ, humbja e shtëpisë së dikujt është forma më ekstreme e ndërhyrjes në të drejtën për të respektuar shtëpinë. Çdo person që rrezikohet nga një ndërhyrje e kësaj shkalle duhet në parim të jetë në gjendje të kërkojë analizimin e proporcionalitetit të masës nga një gjykatë e pavarur në dritën e parimeve përkatëse sipas nenit 8 të Konventës, pavarësisht se mund ti ketë përfunduar e drejta për posedim sipas ligjit të brendshëm.  Urdhëri i lirimit të banesës mund të justifikohet vetëm nëse ai i përgjigjet një “nevoje të ngutshme sociale” dhe në qoftë se ajo është “në përpjesëtim me qëllimin legjitim të ndjekur”. Në rastin konkret nuk ekziston një nevojë e ngutshme sociale që një pronar të disponojë pronën e tij për ta kthyer atë në një shesh ndërtimi. Pronarët nuk kanë për qëllim që të banojë në këto shtëpi. Nga ana tjetër dëbimi i paditësit dhe shndërrimi i tij në një të pastrehë, nuk është aspak proporcional me nevojën e pronarit për të investuar në tregun e ndërtimit pronën e tij, për të sjellë më shumë fitime. Theksojmë se kërkuesit në rastet konkret nuk janë zaptues, ndaj kjo duhet të kihet para sysh në vlerësimin e saktë të të drejtave të tyre. Aplikuesit kanë qenë posedues në mirëbesim dhe nuk është vendosur në këtë pronë ilegalisht.

E drejta për të gëzuar një jetë të qetë e familjare dhe për mos u cenuar e drejta e banesës buron nga neni 8 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Në interpretimin e saktë dhe të zgjeruar të këtij neni, nevojitet referimi tek jurisprudenca e GJEDNJ. Shembulli tipik është Yordanova dhe të tjerët kundër Bullgarisë, vendim dt. 24.04.2012. ku theksohet gjithashtu:

•          Mungesa e sigurisë ligjore dhe mosrespektimi i kushteve që shoqërohet me dëbimin e familjeve nga banesat përbën një shkelje të nenit 16 të Kartës Sociale Evropiane;

•          Në këto raste duhet gjetur zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët;

•          Dëbimet nuk duhet t’i shndërrojnë personat në të pastrehë;

•          Shtetet duhet të marrin të gjitha masat, duke shfrytëzuar të gjitha burimet në dispozicion, për të siguruar strehimin alternativ adekuat.

Gjykata apo organizma të tjerë ndërkombëtarë vetëm në këto dy vitet e fundit kanë shënuar një numër rastesh tipike kur kanë vendosur pezullimin e dëbimeve deri në përfundimin e shqyrtimit dhe marrjen e një vendimi. Kështu mund të përmendim disa vendime që përfaqësojnë frymën e kësaj jurisprudence, ku përve cështjes së referuar më lart Yordanova dhe të tjerët kundër Bullgarisë janë edhe Saghinadze dhe të tjerët kundër Gjeorgjisë, (Appl. nr. 18.768 / 05, gjykimi i datës 27 maj 2010), Dogan dhe të tjerët kundër Turqisë, (Appl. nos. 8803-8811/02, 8813/02 dhe 8815-8819/02, gjykimi i datës 29 qershor 2004.), Buckland kundër Mbretërisë së Bashkuar, Kërkesa nr. 40060/08, aktgjykimi i datës 18 shtator 2012, etj.

Cështje të ngjashme vihen re të jenë trajtuar në të njëjtën mënyrë edhe nga organizma të tjerë ndërkombëtarë. Në Vendimin e Gjykatës Interamerikane për të Drejtat e Njeriut lidhur me rastin e viktimave të tërmetit në Haiti që pas tërmetit u detyruan të jetojnë në vendbanime nga ku shteti donte t’i nxirrte. Gjykata Interamerikane vlerësoi se masa e dëbimit të tyre nuk duhej marrë dhe se ata që janë dëbuar tashmë duhet të zhvendosen në vendbanime që sigurojnë kushte të mira jetese . Gjithashtu vlen të përmendim edhe dy vendime (në lidhje me zgjidhjen e të njëjtës cështje të romëve në Bullgari) të cilët thonë se nuk duhet marrë masa për dëbimin direkt apo indirekt të komunitetit rom, deri në pritje të komunikimit nga ana e Komitetit të të Drejtave të OKB-së. Në të gjitha rastet numri i personave të prekur është tepër i lartë, gjejmë persona që jetojnë në varfëri ekstreme, situatat problematike nuk kanë lindur si pasojë e veprimeve të gabuara të aplikantëve, si dhe shteti nuk e ka mohuar në përgjithësi se duhet të merren masa për të ndihmuar grupet përkatëse të popullsisë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s