Home

Më datë 14 mars 2013 qendra Respublica ngriti një padi kundër Bashkisë së Durrësit me objekt “Detyrim për dhënien e informacionit mbi dokumentet zyrtare”. Kjo për arsye se Bashkia Durrës nuk i kishte vënë në dispozicion Res Publica-s dokumentat zyrtare të kërkuara në bashkëpunim me qendrën “Shoqata për zhvillimin e politikave mjedisore”, nëpërmjet një kërkese të datës 09.11.2012.

Më datë 24.04.2013 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës u caktua data e zhvillimit të seancës gjyqësore me gjyqtar Shpëtim Reka. Në seancën përgatitore ishin të pranishëm përfaqësuesit e Bashkisë Durrës. Pas një diskutimi mbi formën e kërkuar për dokumentat zyrtare, përfaqësuesuesit e Bashkisë Durrës reflektuan, duke bërë që në fund, çështja të mbyllej me pajtim. Gjithashtu përfaqësuesit e Bashkisë Durrës morën përsipër që brenda disa ditëve të vinin në dispozicion të qendrës Respublica informacionin e kërkuar në respekt të legjislacionit në fuqi.

Megjithëse Bashkia Durrës ka detyrimin ligjor për t’u përgjigjur, gjë që do do bënte të dukej i tepërt entuziazmi për arritjen e pajtimit mes palëve, dhe e përmbushjes së detyrimit nga Bashkia, reflektimi i Bashkisë lë vend të shpresohet që në të ardhmen ligji “Për të drejtën e informimit mbi dokumentet zyrtare” do të jetë me funksional dhe i respektuar edhe nga këto organe të pushtetit lokal.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s