Home

Të plagosurit rëndë nga shpërthimi i Gërdecit i drejtohen përsëri Gjykatës të së Drejtave të Njeriut në Strasburg. Sipas tyre përfshirja në amnisti e ish ministrit të mbrojtjes z Famir Mediu, ka cuar në shkelje të qarta të një numri të të drejtave të garantuara nga Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (“Konventa”) – në veçanti të neneve 2, 8, dhe 13 lidhur me nenet 2 dhe 8. Aplikantët Durdaj dhe Hazizaj i referuan historikun e gjykimit të tyre që pati fillesë në një procedim penal ndaj Fatmir Mediut ne cilesine e Ministrit te Mbrojtjes më 18.11.2009 dy muaj pas pushimit të cështjes ndaj tij më dt 14 shtator 2009.

Historiku i gjatë i përpjekjeve fillon pikërisht me Gjykatën e Lartë, e cila në atë kohë, pas aplikimit të Durdaj dhe Hazizaj e mori në shqyrtim këtë cështje dhe, pasi dështuan përpjekjet për pajtim të detyrueshme për tu kryer sipas nenit 338 të Kodit të Procedurës Penale, më 01.03.2010 vendosi të pushojë gjykimin. Arsyet e pushimit ishin që nuk gjendeshin arsye apo prova të mjaftueshme për të nisur procedimin penal ndaj të akuzuarit Fatmir Mediu.

Në këto kushte Durdaj dhe Hazizaj iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese duke pretenduar se ishte shkelur e drejta për një proces të rregullt ligjor, bazuar në nenin 42 të Kushtetutës dhe nenin 6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr. 27 dt. 09.05.2012 vendosi të rikthejë cështjen në Gjykatën e Lartë , duke e konsideruar praktikën e ndjekur në shkelje të procesit të rregullt ligjor. Gjykata Kushtetuese arsyetoi që Gjykata e Lartë duhej të kërkonte së pari të hiqte imunitetin e të pandehurit, të niste hetimin gjyqësor dhe më pas të shprehej për fajësinë ose jo të të pandehurit vetëm pas një hetimi të plotë e të gjithanshëm.

Gjykata e Lartë e nisi me vonesë rifillimin e gjykimit, pasi pati vështirësi në formimin e trupit gjykues, pas dorëheqjes së disa gjyqtarëve që u binte shorti. Më në fund, në shtator 2012 Gjykata e Lartë formoi trupin gjykues me 5 gjyqtarë të tjerë.

Më 07.11.2012 Kuvendi miratoi një amnisti të përgjithshme me rastin festiv të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Drafti ishte i paqartë për publikun se cilat vepra penale prekte dhe cilat përjashtonte, ndaj Gjykata e Lartë vijoi me gjykimin e cështjes në disa seanca në nëntor 2012. Më 28.12.2012 amnistia u publikua dhe hyri në fuqi.

Gjykata e Lartë më 10.12.2012 vendosi pushimin e cështjes për shkak të amnistisë, duke ndërprerë përfundimisht cdo procedurë që ishte në kryerje e sipër, sic ishte nxjerrja e një ekstrakti të provave shkresore nga dosja gjyqësore e Vendimit nr. 6 dt. 14.09.2009 për të njëjtin të pandehur, thirrja e dëshmitarëve dhe ekspertëve.

Pas pushimit të cështjes bazuar në amnistinë e hyrë në fuqi më 28.12.2012, aplikantët nuk patën asnjë mjet efektiv tjetër për të realizuar të drejtën e tyre.

Në këto kushte mundësia e vetme për të siguruar mbrojtje për Durdaj dhe Hazizaj mbetet ankimi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, të cilës ata ju drejtuan dhe një herë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s