Home

Ju pyesni, shteti përgjigjet. Mos ngurroni të pyesni. E drejta për të pyetur është e drejta për t’u informuar. Informacioni ju bën qytetarë më të përgjegjshëm dhe qeverinë e bën më transparente.

Shpesh përgjigjet janë interesante. Res Publica ju jep një mundësi që të keni akses në çdo lloj dokumenti zyrtar që mendoni se ju nevojitet, duke i dhënë kështu edhe qeverisë një mundësi që ajo të përmbushë detyrën e saj, duke dhënë dokumentin shpejt, pa kërkuar arsye dhe pa krijuar pengesa të kota e të paligjshme.

Me të krijuar idenë se çfarë dokumenti ju nevojitet, ose paraqet interes për ju, mund të na kontaktoni në çdo kohë në respublicalb@gmail.com.

Stafi i qendrës Res Publica do t’ju përgjigjet pa humbur kohë. Çdo informacion mbi ecurinë e ndjekjes së kërkesës suaj do ta gjeni të publikuar në faqen www.informimipublik.wordpress.com. Nëse dëshironi qendra Res Publica do të ruajë anonimatin tuaj.

Dhe mos harroni: Informacioni sot është pushtet. Është më mirë që ky pushtet të jetë në dorën tuaj sesa i fshehur në zyrat e shtetit. Nisma jonë bëhet më efikase me mbështetjen tuaj, prandaj mos hezitoni që së bashku ta vemë qeverinë në provë.

Res Publica

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s