Home

Sipas akteve ligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë rezulton se për të hapur një proces gjyqësor individi duhet të paguajë tarifa gjyqësore që shpesh janë jo të përballueshme nga ana ekonomike.

1. Më poshtë po paraqesim një panoramë të tarifave gjyqësore duke i krahasuar me gjendjen ekonomike të  qytetarëve  shqiptarë:

 

  • Tarifa bazë është 12.000 leke (përvec disa kërkesave specifike ku varion nga 800 deri 9000 leke)
  • Tarifa për shpërblim dëmi është 3% e vlerës së  pretenduar në objektin e padisë
  • Sipas INSTAT 13.6% e shqiptareve jane te varfer ose tejet te varfer (mbi 400.000 persona).
  • Paga mesatare është afro 35.000 leke.
  • Sipas INSTAT 13.3% janë punëkërkues të papunë (rreth 400.000 persona), pa përfshire ketu ata që nuk janë të regjistruar si punëkerkues, por që janë gjithsesi të papunë
  • Sipas INSTAT në Shqiperi numerohen 390.000 pensioniste
  • Sipas INSTAT në Shqiperi numerohen 99.000 familje që përfitojne ndihmë ekonomike
  • Presionet ndërkombëtare për të ndryshuar situaten janë bëre nga Bashkimi Europian, Komisioneri për të Drejtat e Njeriut pranë Këshillit të Europës, Ambasadori USA. Në vendet e tjera ka mekanizma ligjore për të përjashtuar nga pagesa e kësaj tarife personat që janë në pamundesi financiare.

 

Kushtetuta parashikon në nenin 155 që edhe lehtësimi ose përjashtimi i kategorive të caktuara të paguesve bëhet me ligj, pra kërkohet ndërhyrje në ligj dhe nuk mund të zgjidhet me akte nënligjore.

Në komisionin e ligjeve është dërguar një projektligj me ndryshime që do ti bëhen ligjit “Për ndihmë juridike” duke parashikuar disa ndryshime në lidhje me përjashtimin nga pagimi i tarifave gjyqësore për  personat që janë në pamundësi fininaciare për ti paguar.

2. Projektligji i paraqitur deri më sot nuk e zgjidh situatën për të gjithë personat që i drejtohen gjykatës dhe janë në pamundësi ekonomike për ti paguar tarifat gjyqësore:

 

  • Nuk parashikohet përjashtimi nga detyrimi i të gjithë personat  që në mënyrë të përpjesëtuar nuk janë të aftë të paguajnë tarifat gjyqësore. Këtu futen edhe ata individë që janë të punësuar, por tarifa gjyqësore  për cështjen e tyre mund të llogaritet shumë e lartë në raport me të ardhurat (shembull: tarifa është 1 milion lekë, ndërkohë paga është 30 mijë lekë në muaj)
  • Nuk parashikohen të gjitha kategoritë e personave, por vetëm ata që trajtohen me ndihmë ekonomike, viktimat e dhunës në familje dhe viktimat e trafikimit. Këtu bie në sy fakti që nuk përjashtohen si kategori ata që kërkojnë zhdëmtimin në rastin e veprimit ose mosveprimit të paligjshëm të organeve shtetërore, sipas nenit 44 të Kushtetutës (shembull: Gërdeci, 21 janari etj)
  • Krijohet konfuzion mes kompetencave për përjashtin nga tarifat gjyqësore. Kodi i Procedurës Civile ia jep këtë kompetencë gjyqtarit (neni 158/a), ndërsa me draftin e propozuar kompetenca i jepet Komisionerit për Ndihmë Ligjore
  • Një tjetër problem është rasti kur personat aplikojnë te Komisioni dhe ky institucion vendos refuzimin ose mospranimin e përjashtimit nga taksa. Sipas projektligjit aplikanti ka të drejtë ti drejtohet gjykatës dhe gjykata merr vendimin e përjashtimit nga taksa. Problemi që konstatohet është se në situatën që ndodhen gjykatat shiptare, sa probabilitet ka që gjykata të marrë një vendim përjashtimi kur Komisioni ka vendour mos-përjashtimin, sidomos në rastet kur të paditur janë organet shtetërore (rasti i Gërdecit, 21 janarit)?

 3. Në pikpamjen  projektligji duhet të parashikojë ndërhyrje në këto raste:

 

  • Të parashikohen disa kategori në bazë të cështjeve që ata kërkojnë të adresojnë në gjykatë, si viktimat e dhunës në familje, viktimat e veprimeve të paligjshme të organeve shtetërore, personat që kërkojnë informacione mbi dokumentat zyrtare, personat qe kerkojne demshpërblim për konfliktet e punës. Keto  kategori mendojmë që duhet  të përjashtohen pavarsisht gjendjes së tyre ekonomike.
  • Të parashikohen disa kategori në bazë të gjendjes së tyre ekonomike, duke pasur parasysh jo vetëm varfërinë ekstreme, por cdo rast kur pagesa e taksës apo tarifës gjyqësore nuk është në përpjestim të drejtë me gjendjen ekonomike të kërkuesit (shembull: tarifa është 1 milion lekë, ndërkohë paga është 30 mijë lekë në muaj)
  • Të parashikohen kriteret e sakta në bazë të të cilave do të vendoset përjashtimi nga tarifat gjyqësore dhe jo të lihet në diskrecion të Komisionit , i cili vendos rast pas rasti (sipas projktligjit) sepse  kjo krijon një situatë subjektiviteti dhe anshmërie (sidomos kur të paditur janë organet shtetërore)
  • Pavarësisht ndërhyrjeve me këtë projektligj, që do të mundësonin  një situatë ligjore të qartë për përjashtimin nga tarifat gjyqësore, duhet gjithashtu të ndëhyhet me një amendament në ligjin për taksat, dhe jo jo vetëm në ligjin për ndihmën ligjore falas.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s