Home

“Res Publica”, si organizatë jofitimprurëse në fushën e interesit publik, është konceptuar për të përfaqësuar dhe mbrojtur të drejtat dhe interesat e ligjshme, për të promovuar ndryshimin social dhe të mirën publike nëpërmjet zbatimit të ligjeve në fuqi, si dhe lobimit për amendimin dhe përmirësimin e legjislacionit ekzistues.

Në kushtet e një legjislacioni ende të parregulluar mirë dhe të papërshtatur me atë ndërkombëtar, Res Publica e ka vlerësuar të arsyeshme të investuar drejtpërdrejti në disa pika që kërkojnë zgjidhje konkrete si:

  • Sigurimi i aksesit në sistemin e  drejtësisë të kategorive që nuk kanë mundësi të paguajnë taksën e padisë, duke e adresuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
  • Sigurimi i një pozicioni të qartë të të Dëmtuarit Akuzues në procedurën penale, duke e adresuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese;
  • Mbrojtja e lirisë së shprehjes së gazetarëve dhe aktivistëve;
  • Trajnimi i gazetarëve dhe profesionistëve të medias për të njohur më mirë kufijtë e lirisë së shprehjes;
  • Trajnimi i vajzave dhe grave rome dhe atyre të zonave rurale për përfitimin e shërbimeve të asistencës;
  • Detyrimi i autoriteteve publike që të japin informacion dhe dokumente zyrtare;
  • Detyrimi i organit të Prokurorisë të japë informacion dhe të procedojë fajtorin sipas kërkesës së të dëmtuarit nga vepra penale;
  • Vënia përpara përgjegjësisë të organeve te administratës shtetërore për shpërblimin e dëmit jashtëkontrator;
  • Aplikimi i shpërblimit për vjetërsi në punë edhe në rastin e pushimeve kolektive nga puna;
  • Vënia përpara përgjegjësisë civile të kompanive tregtare të cilat me anë të operacioneve të rrezikshme vënë në rrezik serioz jetën, shëndetin, dhe pasurinë e qytetarëve;
  • Vënia e shtetit përpara përgjegjësisë civile, në rastet e mos garantimit të të drejtës së jetës, në kuadrin e ushtrimit të së drejtës së Tubimeve;
  • Garantimi i të drejtave për të mos u diskriminuar, të drejtës së banesës, mbrojtjen nga tortura dhe trajtime të tjera çnjerëzore;
  • Mbrojtja e minorenëve nga dhuna e ushtruar në institucione arsimore apo institucione te tjera.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s