Home

Qendra zhvillon veprimtari me qëllime jofitimprurëse bazuar në parime si solidariteti, barazia sociale, profesionalizmi, cilësia, efiçenca dhe efektiviteti i shërbimit të ndihmës juridike.

Qendra ka për qëllim:

  • të mbrojë liritë dhe të drejtat themelore të kategorive të pambrojtura si dhe interesat e tjerë të ligjshëm të tyre në fushat e veprimtarisë së saj;
  • të ofrojë shërbime këshillimi, përfaqësimi apo të mbrojtjes juridike në proceset gjyqësore penale, civile dhe administrative;
  • të kontribuojë në edukimin dhe sensibilizimin e publikut për probleme akute sociale nëpërmjet publikimeve, ndërgjegjësimit në median e shkruar dhe televizive, etj., duke i kushtuar vëmendje të veçantë problemeve të kategorive të pambrojtura;
  • të promovojë nisma për afirmimin e të drejtave themelore të personave dhe favorizimin e integrimit social dhe kulturor të kategorive në nevojë;
  • të informojë mbi sistemin ligjor shqiptar, për aktet normative në fuqi, të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të ligjit; mbi mënyrat e ushtrimit të të drejtave të individit, në proceset gjyqësore dhe ato jashtëgjyqësore;
  • të promovojë ndihmën juridike pa pagesë në rrugë gjyqësore dhe jashtëgjyqësore dhe të forcojë kulturën probono në komunitet nëpërmjet angazhimit të një rrethi të gjerë pjesëmarrësish;
  • të reflektojë mbi karakteristikat e kontekstit shoqëror dhe të promovojë shkëmbimin e informacionit për të përmirësuar shërbimet ligjore dhe për t’i përshtatur me nevojat e shoqërisë.
  • të promovojë barazinë për të gjithë individët për një shoqëri më të qëndrueshme dhe të qytetëruar;
  • të zhvillojë dhe forcojë bashkëpunimin me partnerë, të tjera subjekte publike dhe private, institucione të arsimit të lartë, institucione që ushtrojnë veprimtari social-kulturore apo që kanë qëllime të ngjashme dhe që i bashkon misioni dhe qëllimet e zyrës pro – bono;
  • të krijojë një qendër dokumentimi mbi të drejtat dhe diskriminimin social.
  • të këshillojë institucione publike e subjekte të tjerë për cështje të hartimit të politikave të ndryshme.
  • të kryejë veprimtari të tjera në të mirë dhe në interes të publikut, duke kuptuar çdo veprimtari që mbështet dhe zhvillon tek individi dhe shoqëria vlera shpirtërore dhe vlera të tjera humanitare, mbron jetën e njeriut, shëndetin e tij, siguron dhe realizon shërbime publike dhe sociale, ndihma dhe mbështetje në raste fatkeqësish, mbron mjedisin dhe zhvillon kulturën dhe edukatën ndaj tij, mbështet e zhvillon vlerat dhe traditat kulturore e historike, shkencën, arsimimin, edukimin fizik dhe shpirtëror, jep ndihmesë në zhvillmin e zakoneve të mira dhe të vlerave demokratike si dhe çdo drejtim tjetër në interes të publikut.
  • të bashkëpunojë me grupet identitare për përmbushjen e qëllimit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s