Home

ina-rama-dhe-adriatik-llallaShoqata e familjarëve të shpërthmit të Gërdecit i është drejtuar disa herë Prokurorisë së Përgjithshme për t’i kërkuar vijimin e procedimit penal ndaj të pandehurit Fatmir Mediu.

Siç jeni në dijeni, në datën 14 shtator 2009 Gjykata e Lartë vendosi pushimin e çështjes penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu, meqënëse ky i fundit rifitoi imunitet parlamentar si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Është e qartë që Prokuroria e Përgjithshme është e detyruar të nisë sërish  procedimin ndaj shtetasit F. Mediu, si personi i vetëm nga lista e hetimeve të Prokurorisë që nuk është gjykuar për ngjarjen e Gërdecit.

Pavarësisht kërkesave tona të përsëritura, detyrimit ligjor dhe impenjimit me integritet moral që duhet të ketë vetë institucioni, kjo situatë ka mbetur pezull prej 3 vitesh e gjysëm.

Përveç Shoqatës së familjarëve të viktimave të Gërdecit, apelim ndaj këtij instucioni ka bërë edhe ambasadori amerikan, z. Aleksandër Arvizu, i cili ka kërkuar shprehimisht procedimin e personave tanimë pa imunitet, siç edhe njihet rasti i z. Fatmir Mediu.

Vullnet për heqjen e imuniteteve dhe gatishmëri për procedimin e përgjegjësve ka shprehur edhe kreu i qeverisë z. Sali Berisha. Edhe vetë i akuzuari Fatmir Mediu është shprehur se do të donte të vihej përballë drejtësisë.

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, z. Adriatik Llalla është shprehur në media se do të ndjekë me prioritet çështjen e njohur si shpërthimi i Gërdecit.

Në këto kushte nuk shohim asnjë arsye logjike përse ligji nuk duhet të respektohet për një individ, që për më tepër nuk gëzon më as imunitet nga ndjekja penale.

Z. Llalla, do të ishte në nderin e institucionit që Ju drejtoni, që të çoni përpara drejtësisë çdo subjekt që akuza e ka gjetur të arsyeshme. Keni detyrimin për të vepruar në këtë mënyrë në përputhje me misionin Tuaj kushtetues.

Respektojeni atë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s