Home

 

Pas gati 5 vitesh, ne familjarët e viktimave të shpërthimit të Gërdecit i drejtohemi përsëri me një apel drejtësisë shqiptare. Në datën 4 shkurt 2013 gjykata e Apelit ka mundësi të riparojë traumën që shkaktoi vendimi i zhgënjyes i shkallës së parë. Sa për histori ju kujtojmë se me vendimin në fjalë ra akuza e vrasjes në rrethana të cilësuara. Kështu, sipas gjykatës së shkallës së parë nuk pati vrasje siç pretendonte prokuroria. Sigurisht që kjo nuk mohon faktin që në Gërdec humbën jetën 26 persona. Thjesht këto humbje jete u riklasifikuan si pasoja anësore të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë.

Diferenca kryesore mes klasifikimit të bërë nga gjykata në krahasim me atë që pretendoi prokuroria ndikoi tek masa e dënimit. Gjykata gjeti një nen më të butë duke hedhur idenë se burgimi i përjetshëm bëhet i papërshtatshëm. Pavarësisht kësaj, neni 289 i Kodit Penal në paragrafin e dytë parashikon një dënim jo më pak se pesë vjet. Kjo do të thotë që gjykata teorikisht në aplikim të këtij neni mundet edhe të mbërrinte të jepte një dënim me burgim të përjetshëm. Këtë mund ta mbështeste edhe në nenin 31 të Kodit Penal, i cili lejon dhënien e burgimit të përjetshëm në rastet e një krimi të rëndë. Gjykatës në rastin konkret krimi i Gërdecit iu duk i nivelit mesatar, as i lehtë e as i rëndë. Kjo është dhe pjesa që gjykatësit zakonisht tentojnë të justifikojnë më pak në dhënien e vendimit, por, me apo pa justifikimin e gjyqtarëve, mund të themi me plot gojë se vendimi ishte një përkëdhelje për të akuzuarit. Miklimi i zemëratës së familjarëve të viktimave me 18 vitet impresionuese të dënimit për dy të pandehur ishte një tentativë e dështuar. Shifrat 18 apo 10 ishin dhe janë aspak proporcionale me dhimbjen e humbjes të të dashurve tanë.

Kemi 5 vjet që gjendemi përpara faktit gati të kryer. Ndërkohë jetë të tjera kanë humbur për shkak të dhimbjes së krijuar. Ju kujtojmë tragjedinë e familjes Osmani, ku së fundmi vrau veten dhe Tushja e cila la pas një mbesë vetëm 5 vjeç. Aq sa vitet që ne presim për drejtësi.

Ju kujtojmë se jo vetëm kronika e vdekjeve në Gërdec ka qënë e paralajmëruar, por dhe lehtësia e dënimeve të fajtorëve duket se është e paralajmëruar. Jetët tona ishin të pavlera nëse shihen kushtet e sigurimit të shëndetit e të jetës që nuk respektoheshin, por dhe drejtësia për humbjen e tyre nuk duket se ka patur fat më të mirë.

Nëse këto ngjarje do të kishin ndodhur në SHBA, ku dhe u dënua Efraim Diveroli thjesht për mos respektim të rregullave të detyrueshme të një shteti tjetër, dënimi do të ishte maksimal.  Sistemi atje njeh mundësinë e vlerësimit të dhimbjes nga një trup gjykues popullor. Këtu ky sistem nuk ekziston, por është e qartë nga ana tjetër se opinioni publik është në anën tonë në këtë luftë me të drejtën. Për një gjykatë popullore dënimi do të ishte maksimal. Gjykata e Apelit duhet ta marrë në konsideratë ndjeshmërinë sociale lidhur me këtë tragjedi, që përbën dhe një nga funksionet e drejtësivënies e të respektimit të ligjit.

Ne familjarët e viktimave të shpërthimit të Gërdecit i kërkojmë gjykatës së Apelit në Tiranë të respektojë ligjin dhe të jetë e drejtë me ne, viktimat e vërteta të kësaj tragjedie.

Ne familjarët e viktimave të shpërthimit të Gërdecit i kërkojmë Gjykatës të dënojë më maksimumin e dënimit fajtorët e kësaj tragjedie që ndryshoi për keq njëherë e përgjithmonë jetët tona.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s