Home

brokenornament01Dhjetëra familje u lajmëruan nga zyrat e përmbarimit se në datë 24/12/2012 do tu duhet të lënë banesat e tyre. Historia e qiramarrësve që vazhdojnë të banojnë në pronat e ish-pronarëve të shpronësuar përgjatë diktaturës, duket se do kthehet sërish në aktualitet. Megjithë simbolikën e kësaj dite në dyert e qiramarrësve do të trokasë shteti për të zgjidhur në dukje problemin e një kategorie, asaj të pronarëve. Zgjidhja e këtij problemi do të përkojë me krijimin e një traume të madhe sociale, duke qenë se qiramarrësit në masën e tyre më të madhe janë krejt të pashpresë. Shumica e tyre jeton me ndihmë sociale, duke bërë të pamundur kësisoj marrjen e një kredie të butë nga banka BKT. Kërkesë tjetër që nuk plotësojnë qiramarrësit në lidhje me marrjen e kësaj kredie është fakti se në kontratën e lidhur midis bankës BKT dhe Ministrisë së Financave, banka ruan të drejtën që të kërkojë si kolateral 140% të vlerës së kërkuar nga aplikuesi. Bashkia e Tiranës në një përgjigje të saj thotë se: “Qyteti i Tiranës nuk ka përfituar asnjë fond ekstra për përballimin e situatës së parashikuar pas fillimit të efekteve të aktit normativ nr. 3 i 2012. Bashkia Tiranës ka në dispozicionin e vet 385 banesa me destinacion social, ndërkohë që në pritje janë 1728 familje; si dhe 1000 aplikime të tjera janë në pritje të një përgjigje zyrtare për shkak se kanë pasur mungesa jo thelbësore në dokumentacion dhe më pas i kanë plotësuar. E gjithë kjo pa marrë në konsideratë aplikuesit që do të dynden në dyert e Bashkisë pasi të kenë filluar efektet e aktit nr. 3 i 2012”.

Duke analizuar vështirësitë e kësaj kategorie Qendra “Res Publica” ka përgatitur dhe nisur drejt Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut  me qendër në Strasburg 23 aplikimet e para për të mundësuar kundërshtimin e veprimeve përmbarimore. Aplikimet e tjera do të mbyllen përpara datës 24 dhjetor, ditë kur familjet e para parashikohet se do të dalin në rrugë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s