Home

Në datë 17 nëntor 2012 në ambientet e bibliotekës së Bashkisë  Korçë, u organizua një tjetër trajnim për gazetarët dhe profesionistët e medias, me temë: “Liria e shprehjes, nga teoria në praktikë”.

Në organizim morën pjesë 16 prej emrave më të njohur të gazetarisë, aktivistëve të prefekturës së Korçës, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës z Altin Shegani, zv Dekani i Fakultetit të Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës z Besnik Çerekja, si dhe ekspertë të fushës, vendas dhe të huaj, që prezantuan konceptet që duhen të kenë parasysh gazetarët dhe profesionistët e medias në raport me lirinë e shprehjes.

Organizuar nga Res Publica dhe mbështetur nga National Endoëment for Democracy, trajnimi ofroi në një model të thjeshtuar, koncepte të së drejtës që hasen në punën e përditshme nga gazetarët dhe profesionistët e medias.

Trajnimi u cel me një prezantim të Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës, Dr. Altin Shegani, i cili bëri një hyrje në konceptet bazë të lirisë së shprehjes dhe rëndësisë që ajo ka në një shoqëri demokratike. Materiali që pasoi ishte i përgatitur nga Yllka Lamçe (Kandidate për doktoraturë), dhe hodhi dritë mbi konceptet e lirisë së shprehjes siç përcaktohen në Kushtetutë dhe në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Punimi u prezantua nga Av. Andi Kananaj. Eksperti i jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Av. Theodoros Alexandridis, shpjegoi në mënyrë të detajuar aspekte të Nenit 10 të KEDNJ, i cili mbron lirinë e shprehjes.

Av. Alexandridis prezantoi gjithashtu një material praktik, një udhëzues për çfarë i lejohet një gazetari dhe çfarë nuk i lejohet të kryejë. Çdo udhëzues u shoqërua me raste konkrete nga jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut. Av. Dorian Matlija dhe Av. Edvin Kukunja, me asistencën edhe të studentes praktikante Arbesa Kurti,  njohën gazetarët me një nr çështjevesh konkrete që ka ndjekur Res Publica në mbrojtje të interesave të gazetarëve në gjykatat shqiptare. Rastet u shoqëruan edhe me disa konkluzione të cilat iu shtruan debatit mes pjesëmarrësve për të kuptuar nivelin e përfitimit të koncepteve të trajtuara në këtë trajnim.

Pjesëmarrësve, si dhe në takimin e parë iu shpërnda edhe një certifikatë për pjesëmarrjen në trajnim, të nënshkruar nga titullarët akademikë të pranishëm. Rëndësi të madhe pati debati i ndezur, i cili doli përtej parashikimeve të organizatorëve, duke qenë një indikator i vlefshëm për interesin e gazetarëve rreth koncepteve të trajtuara dhe për përthithjen e suksesshme të tyre.

Duke falenderuar pjesëmarrësit dhe ekspertët, Res Publica krijoi besimin se aktivitetet që japin informacion me karakter praktik do të jenë të mirëpritura dhe në të ardhmen nga gazetarët, profesionistët e medias dhe përfaqësuesit e organizatave të gazetarëve.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s