Home

Qendra Res Publica, ofron ndihmë ligjore për qiramarrësit e detyruar të lirojnë banesat në zbatim të Aktit Normativ nr. 3 dt. 01.08.2012. Për  veprime në gjykatat e rrethit dhe Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, nevojitet që qiramarrësit të sigurojnë dokumentet e mëposhtëm:

  1. Vërtetim nga zyra e punës që jeni të papunë, ose vërtetim page nëse jeni në punë
  2. Vërtetim nga organet tatimore që nuk keni biznes të regjistruar
  3. Vërtetim nga ZRPP (hipoteka) që nuk keni pasuri të paluajtshme
  4. Dokument që vërteton se jeni pensionistë, invalidë, ose që merrni ndihmë ekonomike nga shteti
  5. Kopje e urdhërit të ekzekutimit, apo letrës së përmbaruesit kur kjo do t’ju komunikohet
  6. Fotokopje e kartës së identitetit
  7. Certifikatë familjare
  8. Cdo dokument që vërteton se keni bërë shtesa në shtëpi, apo që pronari mund të ketë paraqitur të dhëna të rreme, apo të pasakta
  9. Cdo dokument financiar që vërteton shpenzime të domosdoshme dhe të nevojshme që keni kryer për mirëmbajtjen e shtëpisë
  10. Informacion nëse në shtëpinë tuaj keni gra shtatzëna, persona të semurë, invalidë, etj dhe kopje të dokumentave që vërtetojnë sa më sipër, nëse i dispononi.

Pasi të siguroni këto dokumenta duhet të nënshkruani:

  1. Kërkesën tip për pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv, ose kundërshtimin e veprimeve përmbarimore, në rastet kur aplikohet
  2. Kërkesën tip për kërkimin e pagimit të shpenzimeve të domosdoshme dhe të nevojshme për mirëmbajtjen e sendit, në rastet kur aplikohet
  3. Prokurën tip për Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut (Gjykata e Strasburgut)

Shënim:

Prokura tip dhe aplikimi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut është falas.

Ndërsa, në rastet kur mund të aplikohet, në gjykatën e rrethit mund të paraqiteni vetë, por edhe mund të lëshoni dhe prokurë e cila zakonisht kushton 3800 leke dhe i paguhen noterit. Për të dhënat e prokurës mund të kontaktoni në numrat e telefonit të dhëna më poshtë. Procedura kërkon gjithashtu pagesën e një takse në gjykatë në vlerën 12.000 lekë. Kjo taksë paguhet në gjykatë.

Kujtesë:

Aplikoni për të gjithë përfitimet që ofron Akti Normativ. Nëse banka ju refuzon kredinë për shkak se nuk përmbushni kriteret, MOS pranoni të nënshkruani ndonjë dokument ku ju kërkohet të pranoni se ju po refuzoni tërheqjen e kredisë. Në vend të këtij dokumenti, kërkoni me forcë që banka t’ju japë me shkrim përgjigjen se kredia juaj nuk u aprovua. Nëse banka refuzon të japë këtë përgjigje me shkrim, atëherë na kontaktoni që ne ta raportojmë rastin pranë Entit Kombëtar të Banesave.

Për cdo informacion na kontaktoni në numrat:

0674053564, 0674098604, nga ora 12.00 deri 16.00 cdo ditë, nga e hëna në të premte

Kapacitetet tona janë të kufizuara, prandaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s