Home

Gjykata e lartë me trup gjykues të përbërë nga Fatos Lulo, Gani Dizdari, Arjana Fullani, Majlinda Andrea dhe Mirela Fana ka nxjerr me së fundi vendimin për kërkesat e disa nga të plagosurit rëndë nga shpërthimi në zonën e Gërdecit. Seanca e zhvilluar ne datë 24 janar 2012 ka marrë këto ditë përgjigjie në formën e një vendimi të zbardhur për publikun. Gjykata e Lartë mori vendim për mosfillimin e procedimit penal ndaj shtetasit Fatmir Mediu, për veprën penale të “plagosjes së rëndë nga pakujdesia”, të parashikuar nga neni 91 i Kodit Penal; dhe shpalljen e moskompetencës lëndore për gjykimin e çështjes ndaj të akuzuarve/të paditurve: Ylli Pinari, Sokol Ngjeci, Mihal Delijorgji, Dritan Minxholli, Ministri i Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave dhe dërgimin e çështjes për kompetencë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Pjesa e parë e vendimit të gjykatës së lartë shkon në kundërshtim të hapur vendimin 27. Dt 09.05.2012 të Gjykatës Kushtetuese ku për një rast identik nga shpërthimi i Gërdecit, ajo shprehet se: “Përfundimisht, Gjykata vlerëson se vendimi për mosfillimin e procedimit penal është kompetencë ekskluzive e organit të prokurorisë”  dhe se “Duke marrë një vendim të tillë, për mosfillimin e procedimit penal, Gjykata e Lartë i ka atribuar vetes një kompetencë, e cila jo vetëm që nuk i njihet nga ligji, por që njëkohësisht i ka cenuar edhe pozicionin e saj si organ që realizon me paanshmëri dhënien e drejtësisë”.

Pjesa e dytë e vendimit megjithëse erdhi si veprim i vonuar i Gjykatës së Lartë ka sjellë si zhvillim, mundësimin e kalimit të dosjes për të paditurit e tjerë në seksionin penal, ku dhe është përcaktuar data 31 tetor 2012, ora 10 e 30, me gjyqtar Sokol Tona.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s