Home

Image

Të nderuar lexues, më poshtë po ju sugjerojmë një artikull të autorëve George Soros dhe Fazle Hasan Abed, i cili bën fjalë rëndësinë e aksesit në drejtësi të të varfërve, aspekt që lidhet ngushtë me objektivat e qendrës Res Publica.

 

Varfëria është në zhdukje. Pavarësisht rënies ekonomike globale, Banka Botërore dhe OKB  raportuan se këtë vit numri i njerëzve që jetojnë në varfëri të skajshme ka rënë në çdo rajon të botës. Edhe pse progresi në Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjecarit (OZM) të OKB-së ka qenë i pabarabartë, ne duhet të ndjehemi të inkurajuar që kemi arritur tashmë, tre vjet para datës së synuar të vitit 2015,  pergjysmimin e numrit të njerëzve që ende jetojnë me më pak se 1 $ në ditë.

Pa një bazë ligjore të fortë, jeta e të varfërve është e pasigurtë nga frika e zhvendosjes, privimit dhe shpronësimit. Një i mitur është arrestuar gabimisht, duke u shkëputur nga edukimi arsimor, toka e fshatarit është dëmtuar nga një kompani minerare pa u bërë kompensimi, një vejushe të paarsimuar i është mohuar trashigimia, duke e detyruar të dalë në rrugë me fëmijët e saj. Nga sa më sipër, a mundet individi dhe komuniteti të mbrojnë të drejtat e tyre në jetën e përditshme?

Mijëra njerëz jetojnë pa një identitet ligjor, pa një çertifikatë lindjeje. Identiteti është një gur themeli për drejtësinë. Pa atë mund të të mohohet mundësia për të dalë nga varfëria, përfshirë  aksesin për medikamente, arsim, shëndetësi etj.

Një nga objektivat e para të OZM 2.0 … është  reduktimi i personave pa shtetësi dhe sigurimin e identitetit universal ligjor: miratimi dhe zbatimi i legjislacionit për ti siguruar çdo qytetari akses universal në dokumentat e identitetit dhe në rregjistrat e lindjes.

Por legjislacioni nuk është i mjaftueshëm, prandaj është e arsyeshme përqasja dhe zbatimi i objektivave të dyta dhe të treta. Në vendet e zhvilluara, madje edhe ato të akuzuara për krime monstruoze janë njohur me të drejtat e tyre ligjore, dhe në mënyrë të drejtë. Megjithatë, shumica e njerëzve që jetojnë në varfëri as nuk i dinë të drejtat e tyre. Qeveritë duhet të zbatojnë masa konkrete, apo të mundësojnë që shoqëria civile ta bëjë këtë, duke u siguruar të varfërve  informacion mbi të drejtat e tyre të parashikuara në ligj.

Informimi mund të bazohet edhe në faktin, që pavarsisht pozicionit dhe rrethanave, të ketë akses të plotë në sistemin e drejtësisë. Një vëmëndje e veçantë duhet t’u kushtohet grave, grupeve  vulnerabël si personat pa tokë, banorët e lagjeve të varfëra, punëtorët e seksit, të paraburgosurit.  Në shumë vende ligjet ekzistojnë në letër për të mbrojtur grupet vulnerabël nga shfrytëzimi, por  ekzitojnë edhe  normat informale apo institucionet që punojnë kundër të varfërve, në veçanti kundër grave. Ku sistemi ligjor është vetë i korruptuar, duhet të ketë mekanizma të tillë si zgjidhjet alternative të mosmarrveshjeve, të cilat shërbjenë për të siguruar drejtësi jashtë gjykatave.

Këto zgjidhje shpesh nuk kanë kosto. Ne kemi konstatuar se si mund të punohet në vende si, Bangladeshi, ku shoqëritë civile si BRAC, kanë trajnuar qindra juristë mbi të drejtat e të varfërve, në komunitetet e të varfërve.

Ngjarjet në Sheshin Tahrir dhe më gjerë kanë ndezur optimizëm në lidhje me një rigjallërim demokratik universal. Por në të njëjtën kohë, ekziston frika e destabilitetit dhe kaosit.  Le të mos harrojmë se në vitin 2015, 1 miliard njerëz do të vazhdojnë të jetojnë në varfëri të skajshme. Një rrugë e vështirë ende qëndron përpara. Forcimi i sundimit të ligjit është më e rëndësishme se kurrë. Një qytetari  e informuar mbi ligjin është garantuese dhe  jetike  për  demokracinë. Varfëria do të mundet vetëm kur ligji të funksionojë për të gjithë.

Burimi : Fondacioni Shoqëria e Hapur, Soros, nga George Soros & Fazle Hasan Abed

Artikulli origjinal gjendet në linkun: http://www.soros.org/voices/rule-law-can-rid-world-poverty

Përshtati në shqip: Arbesa Kurti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s