Home

Image

Më 12 tetor ambasadori i BE Ettore Sequi priti në një takim aktivistë të shoqërisë civile, për t’u prezantuar atyre progress raportin e fundit të Shqipërisë. Përfaqësuesi i Res Publica Dorian Matlija, i drejtoi ambasadorit pyetjen e mëposhtme:

Pyetje: Duke lexuar raportin e fundit të progresit, vura se në faqen 17 ngrini shqetësimin që grupe vulnerabile nuk kanë mundësi të kenë akses në gjykatë për shkak të tarifave të larta. Duke qenë se numri i individëve të këtyre grupeve vulnerabile mund të shkojë deri në 400 mijë shqiptarë, nisur edhe nga statistikat e personave që jetojnë në nivelet e minimumit jetik, a e konsideroni zgjidhjen e kësaj cështjeje si emergjente, e cila duhet të trajtohet bashkë me aspektet e tjera të reformës në drejtësi?

Shefi i Seksionit të Politikës, Ekonomisë dhe Informacionit, Z. Clive Rumbold, i autorizuar për t’u pergjigjur nga ambasadori Ettore Sequi, u përgjigj:

Përgjigje: Ky është një problem shumë i madh, sepse aksesi në gjykatë është shumë i rëndësishëm në një shoqëri demokratike. Ne kemi informacione nga organizata të ndryshme rreth këtij problemi që është ende i pazgjidhur. Sigurisht që ka lidhje me reformat në drejtësi, por mendoj se nuk është vetëm problem i ligjeve por edhe i implemetimit të tyre, pasi ka probleme në marrëdhëniet dhe koordinimin mes intitucioneve. Mungesa e gjetjes së një zgjidhjeje deri tani për sigurimin e aksesit në gjykatë të personave të varfër është një dështim. Përderisa ne e kemi publikuar edhe në progres raport këtë fakt, do të thotë që ne e kemi në vëmendjen tonë si problem dhe se në të ardhmen do të vazhdojmë të kërkojmë prej qeverisë shqiptare që të zgjidhë përfundimisht këtë problem.

Lajmi për takimin u publikua edhe në faqen zyrtare të Eu Info Centre http://euinfocentre.al/content.aspx?idjadok=333&k=17.

Në përfundim përfaqësuesit e BE falenderuan përfaqësuesin e Res Publica për pyetjen e bërë, sepse cështja në fjalë është e një rëndësie të vecantë. Trajtimi i kësaj cështjeje bëhet në një kohë kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin e ligjit për taksat dhe tarifat në pjesën që ai prek tarifat e ngritjes së padisë në gjykatë. Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë një vendim për cështjen në fjalë, por qendrimi i BE ndaj këtij problemi duket se përbën një orientim të saktë për institucionet shqiptare të cdo niveli.

Res Publica, me mbështetjen e Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, po përpiqet të gjejë cdo formë të mundshme për zgjidhjen e problemit që lidhet me aksesin në drejtësi të personave të varfër. Beteja vazhdon, por rëndësi të vecantë merr përkrahja e kësaj kauze edhe nga BE, e cila në mënyrë të përsëritur në cdo raport, krahas OSBE ka theksuar dështimin e Shqipërisë në sigurimin e aksesit në drejtësi për qindra mijëra shqiptarë të varfër.

D. Matlija

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s