Home

Në datë 4 tetor, në Gjykatën Kushtuetuese u zhvillua seanca me objekt: Kërkimin Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë kontrollin e kushtetueshmërisë së Nenit 11/2 i Ligjit Nr. 10065, datë 29.01.2009 « Për disa ndryshime në Ligjin Nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”
Ndonëse nga kjo seancë varet aksesi në gjykatë i mëse 400 mijë Shqiptarëve nuk pati ndonjë jehonë Mediatike. Në mënyrë të përmbledhur po ju tregojmë se çfarë ndodhi dhe sesi reaguan palët.
Së pari:
Gjykata verifikoi prezencën e palëve, moment kur konstatoi se përfaqësuesi i Ministrisë së Financave, pa ndonjë shkak ligjor nuk ishte prezent në seancë. Gjykata pasi u konsultua me palët prezent vendosi zhvillimin e seancës në mungesë të Ministrisë së Financave.
Në një moment të dytë përfaqësuesit e Qendrës për Nismat Ligjore Qytetare parashtruan si me poshtë :
1. Udhëzimi i Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Drejtësisë nuk është në pajtim me nenin 18 të Kushtetutës, sepse diskriminon një kategori të caktuar të qytetarëve. Ky diskriminim është i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë, që do të thotë trajtim i barabartë për persona që janë në situate të pabarabarta. Kjo parashikohet edhe në rastin Klimens vs Greqisë dhe Gregoros vs Zvicrës.
2. Cenohet thelbi dhe i ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi. Diskriminimi ekziston: për shkak të gjinisë, moshës, aftësive fizike. Ky udhëzim nuk merr parasysh parashikimet e bëra nga neni 54 dhe 59 të Kushtetutës, të cilët parashikojnë detyrimin pozitiv për shtetin kundrejt një kategorie të caktuar personash. Parashikimi i kësaj takse nga ana e udhëzimit, përbën luks të tepruar për kategoritë e margjinalizuara e kësisoj kthehet në vështirësi të pa kapërcyeshme për t’iu drejtuar gjykatës. Si argument u soll interpretimi i GJEDNJ në rastin e Skordino vs Italisë, në 2006.
3. Neni 155 i Kushtetutës duhet interpretuar, sepse nuk nxjerr në pah parimin e aftësisë paguese, parim i cili sanksionohet në shumë Kushtetuta të vendeve të tjera. Psh: Kushtetuta e Italisë përkatësisht në nenin 53; kushtetutës së Bullgarisë në nenin 63. Parimi i aftësisë paguese do të thotë, që taksat të vendosen në proporcion me aftësinë paguese të personit.. Ligji për taksat në Shqipëri dukshëm nuk e ka marrë parasysh këtë fakt.
4. Parimi i proporcionalitetit nuk është marrë në konsideratë.
Përfaqësuesit të qendrës iu drejtuan disa pyetje sqaruese nga Gjykata si më poshtë vijon:
1. A është udhëzimi diskriminues në përputhje me nenin 18 të Kushtetutës së Shqipërisë? Në raport me këtë logjikë ju kërkoni shfuqizimin e këtij neni, apo favorizimin e një target grupi të caktuar?
2. Ky udhëzim a cenon të drejtën e aksesit në gjykatë?
3. Cili është qëllimi I vendosjes së taksës sipas jush?
4. A duhet parashikuar rezerva ligjore për nenin 155 të Kushtetutës?
5. A ka dallim midis nenit 17 dhe nenit 155 , në lidhje me konceptin ligj.
6. A është në përputhje udhëzimi me ligjin dhe Kushtetutën dhe a është respektuar parimi i ligjshmërisë në këtë raport?
7. 3% e vlerës së dëmit e parashikuar nga udhëzimi a është proporcionale?
8. A ka dallim midis konceptit taksë dhe tarifë?
Përgjigjet e përfaqësuesit të Qendrës ishin si më poshtë:
1. Po. udhëzimi është diskriminues, dhe në këto kushte kërkojmë shfuqizimin e këtij neni për arsyet e përmendura më në parashtrime.
2. Parashikimi i kësaj dispozite përbën një barrierë të pakapërcyeshme për aksesin në gjykatë.
3. Sigurisht që tarifa, dhe taksë duhet të këtë. Ato vendosen për interesin e publikut, por ato duhet të jenë proporcionale.
4. Përcaktimi I taksave dhe tarifave duhet të bëhet me ligj dhe jo me udhëzime apo akte të tjera nënligjore. Nxjerrja e Udhëzimit nuk ka zbatuar parimin e ligjshmërisë, për këtë arsye ai është në kundërshtimin me parimet Kushtetuese. Gjithashtu përqindja e parashikuar nga Udhëzimi nuk është proporcional, si dhe nuk parashikon asnjë përjashtimi për grupe të caktuar që nuk kanë aftësi paguese.
5. Ka dallim midis taksës dhe tarifës, por vetë ligji referon duke parashikuar se terminologjia e përdorur nga Kodi Procedurës Civile zëvendësohet me termin tarifë.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë ishte më pas në radhë duke pretenduar fillimisht: për jo legjitimitet të palëve. Pala pati pretendim se: Gjykatat e rrethit se ato nuk mund të iniciojnë Gjykatën Kushtetuese për të drejtën procedurale, por vetëm për atë materiale
Gjithashtu pretendoi se Qendra “Për nisma ligjore qytetare” nuk kishte ezauruar rruget gjyqësore përpara se të vinte ne lëvizje Gjykatës Kushtetuese. Përfaqësuesi i ministrisë së Drejtësisë paraqiti përpara Gjykatës dhe një listë me satistika, ku u pretendua se nga vendosja e taksave të reja numri i çështjeve kishte ardhur në rritje, e kësisoj kjo taksë nuk ka cenuar aksesin në Gjykatë. Përfaqësuesi justifikoi nxjerrjen e aktit me arsyen e interesit publik.
Gjykata i drejtoi disa pyetje saktësuese :
1. -A mundet një individ të kërkojë shfuqizimin e një akti normativ në gjykatat e zakonshme?
2. -A përbën kufizim udhëzimi në raport me nenin 42 të Kushtetutës?
3. -Në ndryshimin e shpeshtë të masës së taksës brenda një viti klendarik, a është marrë parasysh parimi i sigurisë juridike?
4.-A është i zbatueshëm nenin 158 I KPC ?
5.-Cila është arsyeja e rritjes së tarifës?
Përfaqësuesi vijoi me këto përgjigjie :
1. Po, një individ mund të kërkojë shfuqizimin e një akti normative në gjykatat e zakonshme, në bazë të nenit 324, 326 të KPC.
2. Përbën njëfarë kufizimi, por ai është proporcional.
3. Nuk është cenuar parimi i sigurisë juridike, sepse në të gjitha legjislacionet ligjet për taksat janë të ndryshueshme në kohë të shkurtra. Ato ato botohen në Fletoren Zyrtare e nga ky moment bëhen të njohura për të gjithë.
4. Në lidhje me nenin 158 nuk u përgjigj, për mungesë informacioni, por për argumentim solli si shembull faktin se gjykatësit nuk mund të përjashtojnë një person nga taksa; dhe në rastet kur e bëjnë këtë, praktika ka treguar se atyre u është kërkuar pagesa e kësaj takse nga ana e KLSH.
5. Tarifat janë rritur shumë për shkak të zhvillimit ekonomik.
6. Shkak tjetër i logjikshëm sipas përfaqësuesit ishte se gjykatat ishin ngarkuar me çështje dhe duhej gjetur mënyra për të ulur këtë ngarkesë. Efikase kishte rezultuar ngritja e taksave.
Me përgjigjien e fundit ministria e drejtësisë ka treguar se nuk ishte niveli i lartë ekonomik, por pikërisht tendenca për të lehtësuar punën e Gjykatës duke paksuar numrin e kërkuesve. Kjo përgjigjien që pavarësisht efiçencës, ka çuar në mohim të aksesit në drejtësi të 400 mijë Shqiptareve. Teknika e përdorur është jo e ligjshme.
Përfaqësuesit e Kuvendit mbështetën pretendimet e Përfaqësuesit të Ministrisë së Drejtësisë duke sjellë asnjë argument të ri. Ky qëndrim përforcon pozicionin e ngurtë të institucioneve nga aksesit sa me të gjerë ne drejtësi, të të gjitha kategorive. Res Publica do të luftojë dhe në vazhdim me mentalitetin e gabuar në këtë drejtim.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s