Home

Qendra Res Publica,  organizon trajnimin me titull “Liria e shprehjes, nga teoria në praktikë”, me fokusin kryesor trajnimin e gazetarëve dhe profesionistëve të medias në Shqipëri. Ky trajnim do të zhvillohet në Tiranë, Hotel “Mondial”, më 13 Tetor 2012, ora 09.00.

Në kuadër të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut, qendra Res Publica, sjell kësaj rradhe praktikën e saj me gjykatat shqiptare dhe praktikën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, për të bërë më të prekshëm konceptet që lidhen me lirinë e shprehjes.

Këtë vit Res Publica ka marrë mbështetjen e National Endowment for Democracy, duke marrë përsipër në një fazë të parë që të mbrojë në terren gazetarët dhe profesionistët e medias në proceset gjyqësorë që janë ngritur kundër tyre. Res Publica me eksperiencën e vecantë në fushën e ndihmës ligjore falas, përfshirë këtu edhe përballjen në gjykatë, tashmë ka formuar një bagazh të mjaftueshëm për të nisur fazën e dytë të këtij projekti, që është trajnimi i gazetarëve dhe profesionistëve të medias, duke i pajisur ata me koncepte mjaft praktike në lidhje me detajet e zbatimit në terren të lirisë së shprehjes. Pas mbi 10 përfaqësimesh të suksesshme në gjykatë, Res Publica synon të trajnojë dhjetëra gazetarë, që ushtrojnë aktivitetin e tyre jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe të tjerë në Shqipëri.

Trajnimi do të zhvillohet në formën e një serie leksionesh praktike, për të mundësuar në mënyrë teorike dhe praktike hapsirën që siguron e drejta për “Lirinë e shprehjes” si aspekt thelbësor i  demokracisë dhe lirisë në tërësi.

Qëllimi i këtij trajnimi është që të krijojmë një ide të qartë tek gazetarët dhe profesionistët e medias rreth aspekteve kushtetuese, civile, penale të lirisë së shprehjes, cilat janë gjërat që një gazetar duhet të dijë se është i lirë t’i bëjë, dhe cilat janë ato veprime që atij i ndalohen. Të gjitha këto do të shpjegohen nga specialistët e Res Publicas deri në detaje, pasi sot drejtësia shqiptare ka hyrë në një fazë të re të evolucionit të jurisprudencës, ku gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët janë më shumë të specializuar dhe standardet e gjykimit janë rritur ndjeshëm, duke tejkaluar konceptet bazike dhe duke hyrë gjithnjë e më shumë në analizën shkencore të cdo detaji ligjor.

Trajnimi synon të paralajmërojë gazetarët që ka ardhur koha të kërkohet më shumë prej tyre dhe se ata duhet të jenë të përgatitur t’i përgjigjen evolucionit juridik që pëson zbatimi i lirisë së shprehjes, aq më shumë sot kur Shqipëria është më afër se kurrë me integrimin europian.

Kushdo që gjen interés në këtë trajnim është i lutur të kontaktojë tek:

andi.kananaj@gmail.com

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s