Home

Nga Dorian Matlija

Qendra Res Publica që mbron interesat e dy nga të vrarët e 21 janarit, para disa ditësh u vu në dijeni të faktit se Prokuroria ka ndër mend të heqë dorë paraprakisht nga kryerja e eksperimentit hetimor në afërsi të Kryeministrisë, për arsye të mungesës së bashkëpunimi midis institucioneve. Grupi hetimor i caktuar me zbardhjen e ngjarjes, thotë se parësore është kryerja e ekspertimeve të pamjeve filmike në SHBA, çka mund të sjellë gjetjen e provave të reja, që tregojnë se cili prej gardistëve ka qëlluar drejt turmës gjatë demonstratës. Prokuroria e Tiranës, megjithëse kanë kaluar shtatë muaj nga ngjarja pranë Kryeministrisë, ende nuk ka kryer një sërë procedurash hetimore, kjo e ndikuar edhe nga mungesa e bashkëpunimit të duhur nga disa prej institucioneve që janë në varësi të ekzekutivit. Janë vonuar së tepërmi ekspertimet e predhave dhe armëve. Vendngjarja në oborrin e Kryeministrisë është këqyrur vetëm menjëherë pas ngjarjes, ndërsa më pas grupi hetimor nuk ka marrë asnjë provë. Madje edhe serveri i kamerave të sigurisë në Kryeministri nuk i është dhënë menjëherë këtij grupi hetimor. Vetëm pas negocimit të palës amerikane që po ndihmon në zbardhjen e çështjes i është vënë në dispozicion serveri, ku grupin hetimor konstatoi se mungonin pikërisht pamjet e datës 21 janar 2011. I gjendur përballë këtyre vështirësive, grupi hetimor ka preferuar që më parë të marrë në dorë të gjitha provat e 21 janarit dhe më pas të vendosë nëse do ta kryejë këtë eksperiment ose jo. Sipas organit të prokurorisë, gardistët që formonin të ashtuquajturin “grupi i zjarrit” kanë qendruar brenda rrethimit të Kryeministrisë. E gjithë skena është filmuar nga ekspertët e FBI-së, të cilët kanë hedhur në programet kompjuterike të dhënat për të rindërtuar skenën e vrasjeve të 21 janarit, këndin nga kanë ardhur plumbat e deri te detajet e tjera. Shtatë të plagosurit kanë treguar vendin ku janë plagosur. Pas piketimit të vendeve, ekspertët e FBI-së i kanë hedhur të dhënat në kompjuter për të kryer më pas eksperimentin virtualisht.

Mungesa e bashkëpunimit midis institucioneve do të çojë tek veshtirësimi i zbardhjes së ngjarjes së 21 janarit. Në këto kushte do jetë e vështirë që të kemi një rezultat të pranueshëm në gjetjen e fajtorit dhe Shqipëria do të ketë shkelur në mënyrë evidente nenin 2 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila kërkon hetim të plotë dhe ezaurues për çështje të kësaj natyre. Bashkëpunimi i munguar midis institucioneve do të sjellë si pasojë mungesën e elementeve thelbësorë për realizimin e një procesi të plotë hetimor, siç janë provat filmike të Kryeministrisë dhe eksperimenti i cili do të provonte në mënyrë shkencore atë që perceptohet dhe nga pamjet. Në një situatë ku nuk realizohet zbardhja e ngjarjes dhe dënimi i fajtorëve, duke passjellë mospërmirësimin e gjendjes së viktimave, kemi shkelje të nenit 2 tëKonventës.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s