Home

Në komunën e Zharrzës, në rrethin e Fierit, shumë prej banorëve e njohin mirë zanatin e naftëtarit, edhe pse tashmë punojnë vetëm si bujq. Për vite me  radhë  ata  kanë  qenë  të  angazhuar   në   industrinë   e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës ,   k ur   kjo   ka   qenë shtetërore, por pas privatizimit shumica dërrmuese e tyre i është kthyer zanatit të të parëve, bujqësisë. Kështu, nuk ka qenë e vështirë për banorët që të kuptojnë se tërmetet e rëna me një frekuencë shumë të shpeshtë në vitin 2009 kanë patur si epiqendër një zonë afër pusit nr. 646. Në këtë pus dyshohet se kompania “Bankers” përdorte teknologjinë e injektimtit të fluideve në shtresë.

Banorët thonë se pikërisht për shkak të kësaj teknologjie në shtëpitë e tyre kishin filluar të ndiheshin lëkundje të tokës, deri sa në korrik të vitit 2009, lëkundjet ishin aq të mëdha sa sipas grupeve të pushtetit lokal që evidentuan pasojat, u dëmtuan mbi 60 shtëpi dhe shumë prejt tyre u bënë gati të pabanueshme. “Kanë plasur muret  nga  lëkundjet  që  ishin vertikale  dhe  jo  horizontale”, deklaron një prej banorëve të zonës. Ditën e lëkundjes së madhe   banorët   detyr u an k o mpaninë   “Bankers”   t ë ndërpriste   punën   në   puse. K onflikti   ishte   i   ashpër , ndërkohë që në një moment banorët bllokuan edhe rrugën nacionale,   duke   pretenduar  largimin   përfundimtar   të Bankers, dhe dëmshpërblimin e tyre për shtëpitë e shkatërruara. Më pas, prokuroria e rrethit dhe inspektorë të ministrisë kanë mbërritur në zonë. Nëse do të vër tetohej   q ë   d ëmi   i shte shkaktuar nga punimet në pus kompania duhet të paguante për dëmshpërblimin.   Autoritetet ekspertë, të cilët kanë dhënë disa përgjigje gjykuan se nuk ishte shpërthim nga pusi, por koncidencë e një termeti natyror. Nga ana e Komunës është insistuar që kjo çështje të zbardhet. Janë marrë disa  hapa  ligjore,  duke  thirrur . Por nuk mund të marrësh  iniciativa  ligjore  nëse s’ka një analizë të detajuar shkencore që të gjej një lidhje mes lëkundjeve  dhe  veprimtarisë  së kompanisë,   Sizmologët   e institutit Sizmologjik Tiranë nuk kanë   pranuar  të   shprehen publikisht mbi ngjarjen, mirëpo, të kontaktuar në mënyrë private nga disa gazetarë, disa prej tyre kanë thënë se aktiviteti sizmik i regjistruar në zonë në vitin 2009, nuk ka qenë i natyrshëm. Sipas tyre tërmetet e shkaktuara në periudha të rregullta, duket që kanë të bëjnë me ndërhyrje njerëzore .   Banorët   kanë kontaktuar me Res Publica, të specializuar për çështje të tilla të komplikuara, dhe kanë në plan të nisin proces gjyqësor kundër Bankers Petroleum, si dhe shtetit shqiptar. Disa prej banorëve janë shprehur se gjatë këtyre muajve ka pasur kërcënime që ta lënë çështjen por ata janë të vendosur ta çojnë atë deri në fund.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s