Home

Me aplikimin 41411/1 drejtuar Gjykatës së Strasburgut, qytetari Renaldo Bregu, i asistuar nga qendra Res Publica hedh ne gjyq Shqipërinë për një seri të drejtash të garantuara nga Konventa e të Drejtave të Njeriut. Renaldo Bregu konsideron se i janë mohuar të drejtat e garantuara nga artikulli 6, 8 dhe nga artikulli

1 i protokollit 1, veç e veç ose së bashku me artikullin 13.

Aplikanti Renaldo Bregu jeton në Tiranë dhe është aktualisht i papunë. Nga qershori i vitit 2004 deri në vitin 2005 ai ka punuar në një ndërmarrje lokale. Për gati dy vjet për Renaldon ishte e pamundur të gjente një punë. Më pas nga gushti 2007 deri dhjetor

2009 ai u punësua në një ndërmarrje tjetër, ku më pas gjithashtu u pushua nga puna. Për gjatë vitit 2010 Renaldo përfitoi pagesën e papunësisë, e cila  kapte  fillimisht  shifrën  e

6320 lekëve dhe më pas u rrit në

6565 lekë. Pagesën e fundit Renaldo e ka përfituar në datë 10 janar 2011 dhe sipas ligjit shqiptar (neni 55 i ligjit nr. 7703) një i papunë, paçka se statusi i tij nuk ka ndryshuar, ai përsëri nuk mund ta përfitojë pagesën e përmendur më sipër. Ligji nuk jep asnjë shpjegim se pse kjo pagesë nuk duhet të kalojë 12

m u ajt,   sidomos   n ëse punëkërkuesi është treguar i vëmendshëm për të pranuar ofertat për punë që në teori duhet   të   ofrohen   nga   zyra

specifike   e   cila   kr yen   dhe pagesën e papunësisë.

Duke qënë se Renaldo ka qenë i përpiktë në pagësat e tij gjatë kohës kur ka qënë i punësuar, dhe njëkohësisht ka treguar vullnetin e tij konstant në zyrat e punës, ai përsëri nuk mund të përfitojë më nga pagesa e papunësisë.  Pagesa  e  përfituar

nga Renaldo gjatë 12 muajve është ende më e vogël sesa pagesat e bëra prej tij drejt buxhetit të shtetit, gjatë kohës së punësimit të tij.

Sidoqoftë, Renaldo nuk mund t’i drejtohet gjykatës për të bërë kërkesa që do të sqaronin situatën e tij të të drejtave për shkak se Taksa e Padisë pas urdhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë   së   Financave   nr.

991/1, datë 02.03.2010 ka kapur kufirin minimal të 12.000 lekëve. Renaldos i duhet që të shpenzojë të ardhurat e 2 muajve nga pagesa e papunësisë për të patur akses në gjykatë.

Aplikanti mendon se të dyja kushtet si ajo e pagesës së ulët, ashtu edhe kufizimi në 12 muaj bëjnë të pamundur aksesin e tij në gjykatë. Duke parë që neni 1 dhe   2   i   ligjit   nr.   7703   dt.

11.05.1993, të ardhurat e përfituara   ng a   pag esa   e papunësisë duhet të jenë sa minimumi i jetesës. Po të merret e mirëqenë atëherë taksa është 2 herë më e lartë se minimumi i jetesës në Shqipëri. Në situatën kur Renaldo dhe çdo i papunë në kushtet e plotësuara, përgjatë 12 muajve të pagesës nuk janë në gjendje që t’i drejtohen gjykatës. Në kushte të tilla ka një shkelje të të drejtave që burojnë nga neni 6 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Në kushtet e pamundësisë së mirëkuptimit nga organizmat e brendshëm, Renaldo Bregu iu drejtua Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe gjykimi i saj do të tregojë nëse Shqipëria është e kujdeshme për të respektuar konventat që i ka nënshkruar vetë gjatë proceseve të ndryshme integruese.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s