Home

The-Light-Bulb-Conspiracy

Situata e krijuar nga nderprerjet e shpeshta dhe te gjata te energjise elektrike nga ana e CEZ Shperndarje sh.a. eshte pershkallezuar keto dite deri ne zhvillimin e disa protestave sporadike ne zona te ndryshme te Tiranes. Arsyet e nderprerjeve jane te paqarta, por nje gje eshte e sigurte qe CEZ ka detyrimin per te informuar klientet rreth arsyeve. Deri tani arsyet e dhena ne telefon kane qene te pajustifikuara dhe perbejne shkak per te kerkuar kompensim deri ne rruge gjyqesore.

Sot CEZ ka detyrime te reja qe burojne nga modeli i ri i kontrates qe eshte e detyruar te zbatoje. Gjithashtu edhe ERE ka miratuar nje rregullore qe disiplinon punen e operatorit te shperndarjes dhe i jep te drejta te reja abonenteve. Qellimi i Res Publica eshte qe te beje te mundur qe abonentet te perfitojne nga parashikimet e rregullores dhe kontrates se re, duke detyruar kompanine CEZ te jete me e pergjegjshme ne furnizimin me energji elektrike.

Ne varesi te informacionit qe do jape kompania (dhe kete e ka detyrim ligjor) do te mund te shihet me qarte mundesia per tu ankuar ne gjykate. Megjithese gjyqet zgjasin shume, perseri jemi te mendimit qe duhet tentuar si rruge, pasi kercenimi se kete veprim mund te bejne te gjithe do e beje kompanine me te pergjegjshme dhe jo shume te guximshme ne shperfilljen e te drejtave te klienteve te saj. Ndergjegjesimi juaj sot, eshte presioni ndaj operatorit te shperndarjes neser.

Per me shume, ju lutem shkarkoni modelin e ankeses: model ankese cez + kerkese per informacion 

Modelin e ankeses plotesojeni me te dhenat tuaja dhe dergojeni me poste rekomande ne adresen: CEZ Shperndarje sh.a., Rr. Sami Frasheri nr.8 (siper CONAD).

Sigurisht qe ky model nuk eshte me i miri i mundshem, por jemi duke punuar qe ta permiresojme ne ditet qe vijne. Mirepresim cdo sugjerim per permiresimin e saj.

Ankesa juaj eshte nje mjet po aq i fuqishem sa edhe protesta, ndaj mos hezitoni ta perdorni ate.

About these ads

2 thoughts on “Model ankese per nderprerjen e energjise elektrike

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s